Lidhja demokratike e Kosovës e ka bojkotuar takimin e sotëm të kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka biseduar me përfaqësuesit e partive politike ku është diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Këshilltari i kryeministrit në skadim Bajram Gecaj, ka thënë për mediet se arsyeja e bojkotimit të këtij takimi ka qenë sepse PDK-ja ka shkelë marrëveshjen e koalicionit dhe LDK nuk e njeh më Thaçin si kryetar të vendit, ka thënë Gecaj, duke shtuar se PDK-ja ka shkelur çdo pikë të marrëveshjes tashmë të ish-koalicionit PDK-LDK.
