Nishani: E ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë është në BE

Nishani: E ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë është në BE

Kryetari në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë një konference të përbashkët për medie në Prishtinë, pas takimit me kryetarin Hashim Thaçi, ka thënë se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian. “Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike”, ka thënë Nishani. Kurse kryetari Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit. “Shqipëria e Madhe, shikoni mediumet e Beogradit, e kanë këtë titull në ballinë dhe pse e përmendin ata, Shqipëria e Madhe përmendet në Beograd, as në Prishtinë e as në Tiranë. Ata e përmendin Shqipërinë e Madhe për të justifikuar përkushtimet e veta destabilizuese qoftë në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi dhe veri të Mitrovicës është një propagandë e Beogradit duke përmendur Shqipërinë e Madhe për të justifikuar rolin e vet destabilizues në Ballkanin Perëndimorë”, ka thënë Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …