U mbajt mbledhja e 40 e rregullt e KPF-së në Mitrovicë

Në mbledhjen e 40-të të rregullt, të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), drejtuar nga Bislim Imeri, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka,  ndër të tjera u shqyrtua Propozim-vendimi për miratimin e Planit të Integritetit të Komunës së Mitrovicës për vitin 2017-2019. Pas diskutimeve të frytshme, kjo pikë e rendit të ditës u plotësua me propozime të reja. Anëtarët e KPF-së  njëzëri vendosen që kjo pikë të procedohet për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës, ku duhet të aprovohet nga ana e këshilltarëve. Anëtarët e KPF-së, miratuan edhe Raportin mbi planifikimin dhe realizimin e mbjelljeve pranverore, nga i cili shihet se krahasuar me vitin e kaluar, sivjet janë realizuar të mbjella për 6.25 për qind më shumë. Në mbledhje u miratua edhe Raporti i ZKKK-së për periudhën janar-mars 2017, Propozim-vendimi për plotësim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-   0021602/17-8 dt. 30.03.2017 dhe Propozim –Vendimi për kompensim të anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e këshilltarëve të lagjeve dhe fshatrave.

Po ashtu, anëtarët e KPF-së diskutuan edhe për kontratat për shërbime të veçanta të punëtorëve të angazhuar në komunë. Anëtarët u dakorduan që për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, të përgatiten listat e punëtorëve të angazhuar me Marrëveshje të veçanta,  për periudhën  2009-2013 dhe atë 2014-2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …