Ambasada Amerikane mbështet Komunën e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyren e tij përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane Peter Preisinger, nga Elementi Mbështetës Civilo Ushtarak i shoqëruar nga zyrtari pranë ambasadës amerikane Jeton Fejzullahu si dhe Nënkolonel Afrim Veseli nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kryetari Ilazi fillimisht falenderoi përfaqësuesit e ambasadës për kohën që ndanë për ta vizituar Komunën e Kaçanikut, ndërsa falenderoi në mënyrë të veçantë popullin amerikan për ndihmën dhënë shtetit të Kosovës në periudhën para dhe pas luftës. Nga ana tjetër Peter Preisinger përgëzoi Kryetarin Ilazi për sukseset e arritura në komunën e Kaçanikut, ndërsa u interesua të dijë më tepër lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet qyteti i Kaçanikut.

Më pas përfaqësuesit e ambasadës amerikane të shoqëruar nga Kryetari Ilazi, Nënkryetari Remzi Elezi dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, vizituan objektin e QKMF-së ku nga ambasada amerikane u dhuruan mjete të ndihmës së parë dhe pajisje dentare. Përfaqësuesit e ambasadës premtuan përkrahje dhe donacione të tjera për Komunën e Kaçanikut, ndërsa në fund vizituan Shërbimin e Zjarrfikësve në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …