Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK-në, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore. Ai tha se do të shohin, nëse në listat zgjedhore a do të këtë përfshirje të duhur gjinore dhe të moshave të ndryshme. Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandate, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, po ashtu tha se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit. Ai gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave. Delawie thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …