Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, sot Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë “Qytetar Nderi” Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Fillimisht, kryetari shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00, ndërsa me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, kryetari të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës “Qytetar nderi”. Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.