Hoxhaj takon kongresmenët, ShBA-ja mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Hoxhaj takon kongresmenët, ShBA-ja mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot delegacionin nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Duke i falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së për Kosovën, Hoxhaj i ka informuar kongresmenët për progresin e vendit në agjendën euroatlantike dhe orientimin e palëkundur perëndimor të Kosovës. Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara dhe rolin që ka ShBA-ja në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Të dy palët diskutuan për mbështetjen amerikane që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe në kuadër të Aleancës Veriatlantike. “Kemi biseduar për miqësinë dhe mbështetjen që ShBA-ja vazhdon t’ia japë Kosovës ndër vite dhe rolin e saj në shtetndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Po ashtu, diskutuam se si Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe mbështetjen amerikane në këtë drejtim”, ka thënë ai. Ministri i ka informuar kongresmenët në lidhje me rrjedhën e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se Kosova është e përkushtuar për normalizim përmes dialogut të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar. Po ashtu, Hoxhaj dhe kongresmenët diskutuan për zhvillimet më të fundit në rajon dhe tendencën e Rusisë për të ndikuar në Ballkan duke i kundërshtuar shtetet e perëndimit dhe duke e penguar integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit. U diskutua edhe për ndikime të tjera jo-perëndimore të mundshme në Ballkan dhe luftimin e ekstremizmit.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …