Zyrtar të lartë të Sheteve të Bashkuara të Amesikës dhe NATO-së kanë tërhequr vërejtjen se Rusia po e rrit ndikin e saj në Ballkan. Gjatë qëndimit në Mal të Zi, zëvendësndihmës sekretari i shteti amerikan, Hoyt Brian Yee ka përkujtuar se Rusia mund të kishte gisht në zgjedhjet e Malit të Zi, dhe kishte synime ta pengonte këtë të fundit të hynte në NATO. Ai theksoi më tutje se ka edhe përpjekje për izolimin e Kosovës. Edhe zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej ka deklaruar se ka përpjekje të Rusisë për rritjen e ndikimit në Ballknin perëndimor. Incidentet e fundit tregojnë se me të vërtetë Rusia është e gatshme të shkojë larg dhe të shkaktojë shqetësim. Prandaj duhet t’i mbajmë sytë hapur, porositi zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej, gjatë takimit në Budvë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …