Opozita në Shqipëri po proteston në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, organet e rendit kanë angazhuar një numër të lartë punonjësish policie, të cilët po sigurojnë mbarëvajtjen e tubimit. Gjatë fjalimit para masës protestuese, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi tha se kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarëve në një vend të vetëm si sot. Kjo nuk ëshë protestë, nuk është manifestim është referendum i shqiptarëve për Republikën e Re, theksoi kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
