Begaj u takua me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari M. Al-Jassim, ka qëndruar në Malishevë, ku është  pritur edhe nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Kryetari Begaj e ka falënderuar  ambasadorin Al-Jassim, për këtë vizitë, si dhe kanë biseduar për rritje të bashkëpunimit dhe mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme.

“Më vjen mirë që ju jeni sot këtu në Komunën e Malishevës” tha Begaj, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e ambasadorit, të cilin më pas e ka njoftuar me Malishevën dhe rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Kryetari Begaj dhe ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Al-Jassim, u pajtuan për mbajtjen e kontakteve dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe shtetit të Kuvajtit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …