Komuna e Skenderajt po investon fuqishëm në infrastrukturën e fshatrave me fokus në kanalizimet fekale

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka marrë pjesë në prezantimin e projektit të kanalizimit fekal para qytetarëve të bashkësisë lokale të Likocit. Në takim kanë marrë pjesë shumë qytetarë të interesuar për zgjidhjen e problemit të kanalizimit në këtë lokalitet. Në hapje të këtij takim nënkryetari Nura para qytetarëve të pranishëm ka deklaruar se Komuna e Skenderajt është në fazën e hartimit të projektit të kanalizimit për fshatrat e bashkësisë lokalet të Likocit. “Qëllimi i këtij takimi është prezantimi para jush i projektit fillestar si dhe marrja e sugjerimeve dhe rekomandimeve në lidhje me realizimin e tij. Projekti i kanalizimit në fshatrat e kësaj bashkësie lokale do të nisë në verë, pasi të bëhet hartimi detal i tij dhe pasi të kryhen të gjitha procedurat ligjore”, tha kryetari Nura.  Ai më tej ka theksuar se Komuna e Skenderajt po investon fuqishëm në infrastrukturën e fshatrave, me fokus në kanalizime, pasi projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve janë në përfundim e sipër. Nura më këtë rast sqaroi se asfaltimi i rrugëve të mbetura në Likoc do të përfundojë shumë shpejt. Pjesëmarrësit në këtë prezantim u interesuan për detajet e projektit, sidomos në aspektin e shtrirjes së tubave dhe vendgrumbullimeve, si dhe për afatet e realizimit të tij. Ata e falënderuan Komunën e Skenderajt për investimet në këtë projekt dhe për mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në fazën e hartimit të tij. Banorëve të Likocit, Abrisë së Poshtme, Ticës, Murgës dhe Plluzhinës u është kërkuar mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të projektit të kanalizimit, pasi realizimi i tij është në interes të vet atyre. Në kuadër të projektit të prezantuar do të përfshihen në rrjet të kanalizimit fekal fshatrat Likoc, Abri  e Poshtme, Ticë, Plluzhinë dhe Murgë, fshatra këto që  gravitojnë në bashkësinë lokale të Likocit. Projekti është në fazën e hartimit dhe pas marrjes së mendimit të qytetarëve do të kalojë në fazën e ofertimit dhe zbatimit të tij në praktikë. Ky projekt pritet të kushtojë mbi 1 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …