Kryeministri Edi Rama tha sot se 18 qershori është dita kur do të lindi një Kuvend i ri pa PD, i cili do të votojë Vettingun dhe do i japi dritë drejtësisë së re. Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja gjë me rëndësi këto ditë është mesazhi i ndërkombëtarëve dhe veçanërisht letra e komisionerit evropian, Johannes Hahn, sipas të cilëve, zhbllokimi i Vetting-ut do të vendosë fatin evropian të Shqipërisë. “Kjo që kaloi ishte një javë kuptimplotë për Shqipërinë që duam. Letra e Hahn ishte moment kulmor i marrëdhënieve të BE me vendin tonë. McAllister dhe Hahn kërkuan të bindin PD-në të kthehet në rrugën e arsyes. Me arratisjen e PD në rrugën e vetëshkatërrimit, e lëmë atë dhe merremi me letrën e komisionerit Hahn. Jo vetëm në letrën e tij, por në të gjitha komunikimet thelbi është i qartë: Reforma në Drejtësi, që do vendosë fatin evropian të Shqipërisë. PD po humbet terren në çdo orë që kalon, lidershipi i tyre i verbër po humb mbështetjen në bunkerin prej plasmani”, tha Rama. Jashtë vendit, sipas tij, PD-së i janë ndërprerë të gjitha kontaktet serioze. “Askush nuk merret më me PD, dhe s’ka ngelur forcë e madhe në Europë që të kuptojë që PD është avokatja e fundit e sistemit të vjetër të drejtësisë. Kurrën e kurrës nuk do të jetë shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet,” theksoi Rama. Ai i bëri ftesë të gjithë shqiptarëve të japin votën e tyre, pasi kështu do vijojnë të ngrejnë lart flamurin kuqezi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …