Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e fillimjavës së ekzekutivit komunal së bashku me nënkryetarin Remzi Elezi.
Në takim u shpreh edhe njëherë përkushtimi i Komunës së Kaçanikut për ecjen e proceseve të ndryshme komunale, në të mirë të qytetarëve te Kaçanikut. U bë e ditur se projektet kapitale janë duke u zhvilluar me intensitet të madh, duke respektuar dinamikën kohore të paraparë sipas afateve të caktuara. Kryetari Ilazi tha se gjatë javës së kaluar ka përcjellur nga afër punimet e projekteve komunale që janë duke u zhvilluar në terren, ndërsa është ndarë i kënaqur me punimet që po realizohen. Në takim u diskutuan edhe procedurat e ndryshme administrative, të cilat zhvillohen çdo ditë për funksionimin sa më të mirë të komunës dhe sa më efikase për shërbimet ndaj qytetarëve.