Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka zyrtarizuar ende kandidatin e saj për kryeministër të vendit në garën për zgjedhjet e parakohshme nacionale, por jo zyrtarisht mësohet se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidati kësaj partie për Kryeministër. Ministri Hoti kishte hedhur poshtë deklaratat e tilla. Ndërkohë kanë qarkulluar informata se në këtë post do të emërohet kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri.
