Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të koalicionit me PDK-në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD-së. Në një intervistë për “Epokën e re”, Agani ka thënë se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK-së, kanë kërkuar që PD-ja të jetë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit. Ai ka theksuar se nëse PD-ja shkon në koalicion me PDK-në do të përfaqësohet me pesë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit. Agani ka thënë se koalicioni PDK-PD i ka të gjitha parakushtet të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …