Në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë, ku po marrin pjesë rreth dhjetë biznese hungareze. Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast tha se bashkëpunimi ekonomik dhe raportet e ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë janë të dëshmuara, por sipas tij, nga ky forum pritet të arrihen marrëveshje konkrete ndërmjet këtyre dy shteteve. “Rëndësia ekonomike por edhe strategjike në këtë drejtim është se sa më shumë që dialogohet forcohet bashkëpunimi. Janë pesë objektiva strategjike, Evropa, edukimi, ekonomia, ambientalizmi dhe përvoja”, tha Gërxhaliu. Kryetari i Odës Ekonomike të Hungarisë, Attila Galambos, tha odat e këtyre dy shteteve duhet të angazhohen për lehtësimin e kushteve dhe ndërlidhjeve për bizneset. Nga ky forum ai pret që bizneset hungareze të lidhin marrëveshje, sepse bizneset kosovare janë kredibile. Kosova dhe Hungaria kanë një debalanc tregtar, Kosova eksporton vetëm 1 përqind kurse importi nga Hungaria është 99 përqind më i madh. Edhe ambasadori i Hungarisë Laszo Markusz tha se pas arritjeve të këtij forumi dy qeveritë e këtyre shteteve duhet ti marrin parasysh kërkesat e bizneseve. Ndërsa, Kreshnik Thaçi nga KIESA ka prezantuar mundësit që ofron Kosova për investime
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …