Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar partitë politike se ato parti, të cilat nuk e njoftojnë Zyrën se do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës , si koalicione ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin të afateve të aktiviteteve zgjedhore. “Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit pas kësaj date nuk mund të garojnë si të vetme, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor”, thuhet në një letër të KQZ-së dërguar subjekteve politike, e të cilën e posedon KosovaPress. Sipas kësaj letre partia politike, e cila tërhiqet nga koalicioni pas afatit të lartcekur, nuk mund të garojë si e vetme e as të lidhë koalicionin me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të merr pjesë në këto zgjedhje. “Gjithashtu të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje në emër të koalicionit , duhet të deklarojnë edhe partnerët tjerë të atij koalicioni deri në afatin e përcaktuar më lartë (njoftimi për koalicionin duhet të jetë nga të gjithë partnerët e atij koalicioni)”, thuhet në letër.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …