Asfaltohen dy rrugë në Kaçanik të Vjetër dhe rruga në Lagjen Neziraj

Rrugë të asfaltuara sipas standardeve të larta të ndërtimit, çdo ditë e më shumë po i shtohen Komunës së Kaçanikut. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike Ramadush Osmani, vizituan vendpunishtet në asfaltimin e rrugës në Lagjen Neziraj si dhe në asfaltimin e dy rrugëve në Kaçanik të Vjetër, rruga “Çlirimtarët” si dhe rruga “Anton Çeta”. Nënkryetari Elezi vlerësoi lartë punimet që janë duke u realizuar në këto rrugë, ndërsa tha se asfaltimi i rrugëve do të krijoj lehtësira në qarkullim për banorët e kësaj ane. Edhe banorët u ndanë të kënaqur me investimet që po bëhen në vendbanimet e tyre, ndërsa falënderuan komunën për përkrahjen e këtyre projekteve kapitale në krijimin e të mirës së përbashkët qytetare. Sipas menaxherit të dy rrugëve në Kaçanik të Vjetër Hajredin Shehu, rruga “Çlirimtarët” është asfaltuar me gjatësi 560 metra, kurse rruga “Anton Çeta” është me gjatësi 791 metra, me gjerësi tri metra dhe trashësia e asfaltit është 7 centimetra, ndërsa projekti në tërësi ka kushtuar 38 mijë e 768 €. Nga ana tjetër menaxheri i rrugës në Lagjen Neziraj Valmir Krasniqi, tha se rruga është asfaltuar me gjatësi 270 metra, gjerësi katër metra dhe trashësia e asfaltit 7 cm, ndërsa projekti në tërësi ka kushtuar 24 mijë e 536 €. Menaxheri Krasniqi tha se në këtë projekt është përfshirë edhe infrastruktura përcjellëse si muri mbrojtës, rrigolla si dhe kanali për mbledhjen e ujërave atmosferike. Po ashtu është punuar edhe në fazën e dytë të projektit përmes hedhjes së zhavorrit, ndërsa punimet tjera do të vazhdojnë viteve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …