leoni

Partitë politike në Kosovë

Partitë politike në Kosovë në vlug të lidhjeve të koalicioneve, kush me kë të mundet

Partitë politike në Kosovë kanë shpeshtuar takimet për të lidhur marrëveshje parazgjedhore, në mënyrë që të dalin triumfuese në zgjedhjet e 11 qershorit. Ndërsa një numër i tyre tashmë është bërë i njohura për publikun, një pjesë e caktuar e partive ende nuk kanë konkretizuar se me kë do të hyjnë në zgjedhjet parlamentare. Partitë kanë afat deri sonte në mesnatë për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për koalicionet e mundshme që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma” prej kohësh kanë bërë të ditur se do të hyjnë si koalicion i përbashkët në zgjedhje. Kurse përveç saj, deputetë të PDK-së kanë thënë për “Zërin” se ky subjekt është thuajse në përfundim të marrëveshjes për koalicion me dy partitë e vogla, atë të Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim.

Por, ndërsa disa parti të tjera ende nuk kanë bërë të ditur me kë do të bashkëpunojnë para zgjedhjeve. Pavarësisht asaj që flitej se LDK-ja mund të bashkohej me LVV-në, kjo e fundit ka mohuar çdo mundësi për një koalicion të tillë. Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se opozita do të duhej të hynte me një listë të përbashkët në zgjedhje, në mënyrë që ta largonte përfundimisht PDK-në nga karrigia e pushtetit. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se kryesia e këtij subjekti ende nuk ka biseduar rreth koalicioneve parazgjedhore. “Nuk kemi biseduar, pasi ende nuk është mbledhur kryesia. Nuk kam informacione”, u shpreh ajo. Ndërs Shukri Buja, po nga ky subjekt, tha se PDK-ja është në prag të marrëveshjes për koalicion me PD-në dhe me Lëvizjen për Bashkim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të nisë në 31 maj dhe të përfundojë në 9 qershor 2017. Dorëzimi i kërkesave për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve të filloj në 11 maj dhe të përfundoj në 4 qershor 2017. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë  do të mbahen në 11 qershor, pasi në 10 maj Kuvendi miratoi me 78 vota pro mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …