Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se fitoren për perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetin social ai është shprehur i bindur se do të fitojë e drejta dhe se skena politike kosovare është ajo që pamë mbrëmjen e kaluar. “Skena politike ne Kosovë eshte kjo që e përjetuam natën e kaluar, në orët e vona. Të ecim përpara, do të fitojë e drejta, fitorën për përspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve. Na priftë e mbara…!”, ka shkruar i pari i AKR-së. Ndryshe partia e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. ‘Koalicionit të djathtë’ i është bashkuar edhe partia më e re në vend ‘Alternativa”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …