Avokati, Azem Vllasi, ka thënë se politikanët dhe mediet në Serbi po i kushtojnë shumë vëmendje ish-komandantit të UÇK-së dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për të përditshmen serbe, “Danas”, ai ka thënë se retorika e përdorur nga Haradinaj shërben për të nervozuar zyrtarët dhe qytetarët e Serbisë. Vllasi i siguron serbët se “Kosova kurrë nuk ka të drejtë t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër, as t’i aneksojë territore tjera vetes”, mbase për shkak se sipas tij, ajo ndodhet në preambulën e kushtetutës së Serbisë si pjesë e saj. Vllasi më shumë i frikësohet bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sesa vdekjes.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …