Shkrimet se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në listën zgjedhore për deptuetë bashkë me koalicionin LDK-AKR, i hedh poshtë kategorikisht Rexhep Selimi. Ai ka thënë se shkrimet që sot janë plasuar në disa portale janë spekulime. “Askush nuk mund ta tërheqë Lëvizjen Vetëvendosje në pazare politike. Sikur të donim të bënim aso kombinacionesh ne do ta kishim bërë qysh moti. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje qëndron në fjalën dhe në rrugën e saj të drejtë. Tashmë rruga jonë drejt fitores është edhe më e kthjelltë. Lëvizja Vetëvendosje tashmë është e vetmja shprese dhe e vetmja zgjidhje”, ka thënë Selimi për KosovaPress. Pak më herët disa media kanë shkruar se sot LDK gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …