Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi është në Çakorr

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se besimin që ka arritur ta marrë nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdorë për të mirën e vendit. “Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, ka thënë Haradinaj në fshatin Shqiponjë të Gjakovës, ku ishte pjesëmarrës në memorialin përkujtimor me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve të rënë. Haradinaj ka folur edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend. Ai ka theksuar se kufiri i Kosovës është në Çakorr. “Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion. Kufiri i Kosovës është në Çakorr. Në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj. Ai në këtë tubim ishte bashkë me partnerin e ri të koalicionit parazgjedhur, liderin e PDK-së, Kadri Veselin.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …