Sot u bënë 18 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Nexhmi Llumnica, i njohur gjatë luftës si Komandant Gjoni, nga fshati Barilevë, lagjja e Llumnicëve. Në nderim dhe përkujtim të veprës së tij atdhetare, në orën 18:00 bëhen homazhe te pllaka përkujtimore ne fshatin Penuhë, ndërsa në orën 18:30 do të bëhen homazhe tek varri i dëshmorit ne lagjen e Llumnicëve, në Barilevë. Nexhmi Llumnica ka rënë dëshmorë duke luftuar me pushkën që vëllai i tij, Avni Llumnica ua kishte rrëmbyer forcave serbe, më 2 prill të vitit 1981, në fshatin Besi të Prishtinës.
