Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka kërkuar rritjen e rolit të grave në drejtësi. Në Konferencën rajonale të grave gjyqtare dhe prokurore ajo theksoi se gjyqtaret dhe prokuroret ende ballafaqohen me vështirësi sa i përket fuqizimit të rolit të tyre dhe rritjes së numrit të tyre. Ministrja në detyrë, Dhurata Hoxha shtoi më tutje pavarësisht sfidave, ju çdo ditë po i ofroni qytetarëve jo vetëm siguri dhe besim në drejtësi, por edhe po i jepni shpresë çdo gruaje se gjinia nuk është dhe asnjëherë nuk duhet të jetë pengesë për suksesin e një gruaje e aq më pak në vënien e drejtësisë. Për të arritur këtë, duhet të fokusohemi edhe në pjesën shoqërore, të punojmë me ngritjen e vetëdijes në shoqëri dhe fuqizimi i grave të mos bëhet vetëm përmes mekanizmave ligjor, por edhe të bëhet mision dhe qëllim i secilit qytetar të Republikës së Kosovës, porositi ministrja, Dhurata Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …