Në një intervistë për gazetën “Dita”, akademiku Rexhep Qosja ka deklaruar se nuk ishte normale që Kosova të sundohej prej një koalicioni që e përbënte edhe një parti, e cila me të gjitha mjetet jo vetëm politike ishte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej së cilës është krijuar PDK-ja. Dhe, ky mospajtim, në të vërtetë kjo kundërshti thelbësore midis tyre në kohë të luftës, kohë pas kohe shfaqej edhe gjatë qeverisjes së koalicionit deri tash. Marrëdhëniet midis tyre ishin tepër të papastra për të qëndruar aq gjatë bashkë dhe është e habitshme si qëndruan deri tash. LDK-ja gjatë i ka furnizuar ndërkombëtarët me dosje plot shpifje kundër komandantëve dhe, në përgjithësi, kundër UÇK-së dhe formimi i Gjykatës speciale është rrjedhojë sidomos e këtyre dosjeve. Nganjëherë këtë punë të pistë, njerëz të saj, gazeta e portale të saj, e bëjnë edhe sot! E dëgjuat një ditë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa kur Ramush Haradinajt, pak para se të arrestohej në Francë, ia përmendi Liqenin e Radoniqit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …