leoni

Në Carrallukë u përurua objekti i Shtëpisë së Kulturës

Me një ceremoni, në fshatin Carrallukë të komunës së Malishevës, është përuruar Shtëpia e Kulturës. Kjo është bërë e mundur falë përshtatjes së objektit të ish shkollës dhe donacioneve. Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Bleta Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, si dhe donatori dhe humanisti Halim Hoti.

Me këtë rast, drejtoresha Krasniqi dhe drejtori Morina, i kanë uruar banorët e fshatit Carrallukë, për meremetim dhe përshtatjen e objektit, për nevojat e të rinjve të fshatit të tyre, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe edukative.

Rregullimi i ish objektit të shkollës dhe shndërrimi i tij në sallë të kulturës, është mundësuar falë donacioneve nga humanisti Halim Hoti, i cili ka dhënë një donacion prej pesë mijë eurove dhe Komunës së Malishevës, e cila ka dhënë një donacion prej dy mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …