Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë është ndarë e pakënaqur me koalicionin PDK-AAK-Nisma pasi nuk e kanë përfshirë në listën e këtij koalicioni për deputet, kandidatin për zgjedhjet e 11 qershorit, Qelë Gshi. OVL-UÇK-së ka bërë me dije se veteranët e luftës do të mbajnë një mbledhje urgjente, nga e cila do të dalin me një qëndrim për t’i bojkotuar zgjedhjet e 11 qershorit. “OVL-UÇK-ja pasdite do ta mbajë një takim nga i cili do të dalë me një qëndrim që veteranët t’i bojkotojnë zgjedhjet e 11 qershorit. PDK-ja dhe partitë tjera në këtë koalicion nuk kanë qenë në gjendje që emrin e kandidatit për deputet që ka propozuar OVL-UÇK-ja ta fusin në listën e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …