leoni

Rama: PD hyri në zgjedhje, por ka mungesë vizioni

Rama: PD hyri në zgjedhje, por ka mungesë vizioni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën në Progri të Korçës, se pavarësisht faktit se Partia Demokratike ka hyrë në zgjedhje, ajo mbetet, sië u shpreh ai, një kërcënim për vendin për shkak të mungesës së vizionit. Gjatë takimit me fermerët ai foli për situatën aktuale, ku tha se shpreson dhe uron që marrëveshja të funksionojë. “Ne sot jemi në kushte komplet të reja nga 48 orë më parë, do shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do të kemi përballë PD, që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së vizionit, mungesës së skuadrës, dhe mungesës së aftësisë për të bërë shtet. Ajo që PD ka treguar dhe që ka treguar deri 48 orë përpara, ka qenë që nuk dinë të bëjnë shtet, dinë vetëm ta çmontojnë shtetin”, tha kryeministri Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …