PDK-AAK: Formimi i ushtrisë do të jetë vendimi i parë

PDK-AAK: Formimi i ushtrisë do të jetë vendimi i parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh i nominuar për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj kanë bashkëbiseduar të shtunën me qytetarët e komunës së Rahovecit duke i vlerësuar ata si njerëz që jetojnë nga buka e tyre. Me këtë rast, kryetari Veseli tha se Kosova duhet të punojë për të ecur drejt integrimeve evropiane dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se më 11 qershor do të shënojnë fitore në zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se misioni Fillimi i ri ka vizion që e bën Kosovën krenare për të ecur përpara, një fillim i ri ku gratë kanë më shumë përgjegjësi për të qenë të përfaqësuara dhe për të marrë vendime. “Duhet të investojmë në Kosovë në zhvillimin ekonomik, ky është qëllimi ynë. Ne duhet të lëvizim përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Vendimmarrja e parë duhet të jetë transformimi i FSK në ushtri të Kosovës. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur të jem sot me mikun tim dhe kryeministrin e ardhshëm Ramush Haradinaj, bashkë do të jemi edhe më 11 qershor ku do të kemi një nga fitoret më të mëdha. Nga data 12 qershor ne do të fillojmë të kryejmë përgjegjësitë tona”, ka thënë Veseli. Nga ana e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth formimit të ushtrisë dhe përsëriti edhe një herë se Kosova nuk ka tokë për të falur. “Nuk mundemi ne më si shtetas me qenë të nëpërkëmbur edhe në vendin tonë, edhe jashtë. Duhet me nis ndryshe punën tonë dhe qëllimin tonë. Nuk mundemi ne të gjitha këto resurse që i kemi t’i nëpërkëmbim. Nuk mundemi me gjithë këto pasuri që i kemi gati si mos me i pas. A është në rregull qe të gjithë me na pa si lypës, që nuk dimë çka po lypim? Deri kur ne duhet me lejuar që vendi ynë me mbet peng, ushtria për shembull e paformuar. Ju e dini se si kemi ardhur deri te kjo Kosovë dhe s’mundemi me falë tokë të këtij vendi. Nuk mundemi ne të vazhdojmë në Kosovë të tolerojmë kushdo qofshin ata. Ka raste kur duhet me vepruar edhe kur është i afërm. Kemi plot plagë të luftës, por nuk mundemi ne me qëndruar pa ushtri tonë. Unë e di se moralizojnë shumë sot për këtë vendim, por nëse është në interes të atdheut unë gjithmonë do ta bëj. Atë ditë që ia nisim punës, atë ditë mundemi me thënë ‘Bac, u kry’ “, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …