Kadaj-Bujupi: Të mobilizohemi kundër koalicioneve të natës

Kadaj-Bujupi: Të mobilizohemi kundër koalicioneve të natës

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kandidate për deputete për zgjedhjet e 11 qershorit, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se qytetarët duhet të mobilizohen kundër koalicioneve të natës. “Rënien e qeverisë së Zajednicës dhe demarkacionit më 10 maj e mundësuat ju që do ta vulosni fitoren e Qeverisë së Republikës së re më 11 qershor. Prishe sot politikën e pazareve dhe linde politikën e shtetit social, shtetit të së drejtës dhe shtetit zhvillimor. Dje i shpëtuat me rezistencë këto bjeshkë të Rugovës kundër qeverisë së shitjes, sot shpëtoni krejt Kosovën me mobilizim kundër koalicioneve të natës dhe nesër zhvilloni Kosovën me votim për Lëvizjen e qëndresës dhe shpresës. Tash. Me zemër. Me Albinin. Me Vetëvendosjen”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e saj në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …