Kuvendi i Shqipërisë konfirmon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë konfirmon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë nga kryeministri Edi Rama, për një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite pritet të jenë votimi i dekreteve të Presidentit Bujar Nishani, për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave, shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore dhe miratimi i anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve. Sipas një njoftimit të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. “Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00. Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me: Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore; Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …