leoni

Në Stagovë dhe Runjevë përkujtohen dëshmorët Ekrem Gudaqi e Kemal Thaçi dhe 13 martirët e rënë për liri

Në fshatin Stagovë të komunës së Kaçanikut, është përkujtuar dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët e rënë më 21 maj të vitit 1999. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se jemi mbledhur për të nderuar vlerat sublime të historisë sonë, sepse dëshmorët janë historia më sublime, dëshmorët na e begatuan historinë, pa dëshmorë e martirë ajo do të ishte më e zbehtë. Kryetari Ilazi tha se edhe pas 18 viteve ndihemi të emocionuar dhe krenar për veprën madhore të dëshmorëve. Ndërkaq, Arsim Dashi , në emër të Këshillit Organizues ka thënë se 21 maji është një ditë e shënuar për të gjithë ne, ndërsa pasqyroi me detaje historikun e 21 majit të vitit 1999. Fjalë përshëndetëse pati edhe nga Kemajl Teneqja përfaqësues nga OVL e UÇK-së, i cili tha se gjaku i dëshmorëve u kurorëzua me lirinë e Kosovës,ndërsa në emër të familjeve të të rënëve foli Jaser Jaha. Në këtë manifestim përkujtimor është shfaqur edhe një program kulturor artistik nga Shoqëria Kulturore Artistike “Tingujt e Vendlindjes” nga Stagova. Manifestim i ndarë është mbajtur edhe në Runjevë, në kujtim të dëshmorit Kemajl Thaçi. Në fjalën e tij Kryetari Besim Ilazi tha se dëshmorët ishin vet liria dhe e ardhmja e vendit, ata shkruan me shkronja të arta lirinë e Kosovës. Në emër të OVL-së foli Izet Krivenjeva, i cili tha se në këtë ditë iu dha grushti vendimtar forcave të armikut duke ju shkaktuar humbje të mëdha. Në emër të familjeve të dëshmorëve foli Sevdije Thaçi. Në fund të manifestimit u shfaq një program artistik. Ndërkaq më pas janë vendos kurora lule pranë bustit të dëshmorit Kemal Thaçi dhe komandantit Agim Bajrami dhe janë bërë homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve. Kurora lulesh janë vendosur edhe pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Ekrem Gudaqi e 13 martirëve të rënë më 21 maj 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …