leoni

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan rimori kryesinë e partisë në pushtet

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan rimori kryesinë e partisë në pushtet gjatë një kongresi të Partia për Dejtësi dhe Zvillim, grupimi politik të cilin ai e themeloi në vitin 2001. Kryetari i shtetit premtoi mbi të gjitha se do të luftojë kundër armiqve të Turqisë. Me 1 414 vota pro, themeluesi i partisë sonë u zgjodh kryetar, deklaroi, nënkryetar i AKP-së, pas votimit të delegatëve të partisë në Ankara. Kryetari turk ishte detyruar të linte drejtimin e partisë së tij, të cilën e solli në pushtet një vit pas krijimit, kur u zgjodh kryetar i shtetit në vitin 2014. Kushtetuta e atëhershme nuk ia lejonte Presidentit mbajtjen edhe të postit të kryetarit të një partie politike. Pas miratimit me referendum të ndryshimeve kushtetuese më 16 prill, kryetari i Turqisë autorizohet tashmë të mbajë edhe drejtimin e një partie.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …