Kryetari amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje sot vendeve myslimane të luftojnë me vendosmëri kundër ekstremizmit islamik, duke e konsideruar luftën kundër terrorizmit si një betejë mes të mirës dhe të keqes. Në një fjalim të shumëpritur të mbajtur në Riad, përpara përfaqësuesve të rreth 50 vendeve islame, Trump kritikoi ashpër Iranin, duke e akuzuar se mbështet terrorizmin, për kënaqësinë e monarkive sunite të Gjirit Persik, ndër të cilat Arabia Saudite, e cila i druhet influencës së rivalit të madh shiit. Duke u shprehur se transmetonte një mesazh miqësie, shprese dhe dashurie të popullit amerikan, ai theksoi simbolikën e udhëtimit të tij të parë jashtë venditi si kryetar amerikan, në zemër të botës myslimane.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …