leoni

Krasniqi: Secili që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë

Krasniqi: Secili që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi është shprehur se ata që të luftuan për lirinë e Kosovës duhet të ndjehen krenarë. Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka komentuar futjen në politikë të pjesëtareve të UÇK-së, duke thënë se ndihet mirë me profesionin e politikanit klandestin siç ai e quan vetën. “ATA TË PUSHKËS ÇLIRIMTARE TE NDJEHEN MIRË! Pas luftës, pasi e formuam Partinë e Progresit Demokratik (më vonë PDK-në), në selinë e partisë pat ardhur një gazetar i huaj. Nuk me kujtohet se nga cili vend ishte, por me kujtohet pyetja e parë që ma bëri: Si po e ndien veten pas kalimit nga shinjelli i ushtarakut në atë të politikanit? Përgjigjja ime ishte: Unë jam kthyer në shinjellin që e lashë para Luftës Çlirimtare, u riktheva në shinjellin që më rri më mirë, në atë të politikanit! Nuk e di si ndjehen të tjerët kur i ndërrojnë profesionet, por dua të them se, me profesionet që i kam zgjedhur vet (pa votën e askujt), vazhdoj të ndjehem më shumë se mirë. Kështu ndjehem me profesionin e mësuesit e më vonë të profesorit, të cilët i ushtrova vetëm pak vite.  Ndjehem fortë mirë me profesionin e politikanit klandestin ( si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre. Integriteti gjithnjë e ka çmimin e lartë, pasi integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë! Edhe sot pas 18 viteve e më shumë pas luftës çlirimtare, Ata të pushkëve duhet të ndihem më shumë se krenarrë! Të tjerët e dinë vet”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …