Demiraj: Transformimi i FSK-së në FA siguron stabilitet në Ballkan dhe i shuan orekset e të tjerve ndaj trojeve tona

Koloneli shqiptar që kërcënoi Jankullovskën bëhet ministër

Një nga emrat surprizë të listës së propozimeve të sjella nga opozita për ministra teknikë është edhe ai i Kolonel Dritan Demiraj i dekoruar nga Presidenca e Republikës edhe me urdhrin “Nderi i Kombit” për kontributin e tij në fushën ushtarake. Ai u bë i njohur për opinionin shqiptar kur i dërgoi porosi të ashpra ish ministres së punëve të brendshme të koalicionit VMRO-BDI, Gordana Jankullovska, pas publikimit të bombës ku ajo degjohej duke thurrë plane për shfarosjen e shqiptarève. Interesant është fakti që në vitin 2014, Kolonel Demiraj i cili aktualisht shërben si trajnues i forcave speciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u lirua nga detyra nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli me arsyetimin se “ishte larguar jashtë vendit pa leje”. Tashmë kolonel Dritan Demiraj do të jetë Ministër i Brendshëm deri në krijimin e qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …