Shpërndahen njëqind makina mjelëse për fermerët malishevas

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës në bujqësi në përgjithësi, e në veçanti në blegtori, janë shpërndarë njëqind makina mjelëse, si pjesë e ndihmës së komunës për fermerët lokal. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave mjelëse, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha. “Çdo vit e më shumë jemi duke e përkrahur bujqësinë dhe për neve si qeveri komunale, investimet në bujqësi edhe në të ardhmen, do të mbetet prioritet. Ne këtë vit kemi dhënë subvencione në ndërtimin e pesëdhjetë serave, tani po subvencionojmë njëqind fermer, me makina mjelëse dhe do të vazhdohet me dhënien e motokultivatorëve dhe subvencione tjera. E gjithë kjo e tregon më së miri përkushtimin tonë, për përkrahje dhe investime në fushën e bujqësisë”, tha mes tjerash Mazreku, i cili i uroi të gjithë fermerët, përfitues të makinave mjelëse. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, Murat Hoxha, tha se  “janë njëqind përfitues të makinave mjelëse dhe qëllim i yni si drejtori dhe si qeveri komunale, është që fermerëve t’iu krijohen kushte sa më të mira dhe të kenë lehtësi, në këtë rast për mbajtjen dhe rritjen e numrit të lopëve qumështore”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …