APA: Thaçi kritikon ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn

APA: Thaçi kritikon ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Vjenë ka zhvilluar një intervistë me Agjencinë Austriake të Lajmeve APA. Ai ka kritikuar ashpër BE-në për mungesë të vizionit dhe guximit. Duke paralajmëruar se kjo mungesë e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizonim e shteteve të Ballkanit. Thaçi ka kërkuar nga BE që sa më shpejt të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të Ballkanit. Sipas APA-s, ai ka qenë shumë i ashpër me kritikat ndaj komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn. “Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet “, ankohet Thaçi, i cili u takua të hënën kryetarin austriak, Alexander Van der Bellen. “Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisoneri Hahn për fat të keq nuk është fare prezentë në Evropën Juglindore”, ka shtuar ai. Sipas tij, komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. I pari i shtetit tonë e ka kritikuar po ashtu BE-në për kriterin e vendosur për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.  APA shkruan kryetari Thaçi, i cili është mbipartiak ka refuzuar të komentoj mbi politikat partiake. Megjithëkëtë, ai ka disa pritje për qeverinë re të Kosovës, që do të dal nga zgjedhjet. “Duhet të përfundoj demarkacioni, asociacioni i komunave me shumicë serbe, liberalizimi i vizave, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë etj.”, ka thënë ndër të tjera Thaçi për APA.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …