Lajm i mirë për banorët e lagjes Miftaraj të Runikut

Në vlugun e investimeve të fuqishme që po realizon Komuna e Skenderajt në infrastrukturën rrugore, në lagjen Miftaraj të Runikut ka filluar asfaltimin e rrugëve të kësaj lagjeje. Më rastin e fillimit të asfaltimit të rrugëve, në këtë lokalitet ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Ai më këtë rast ka deklaruar se investimet e Komunës së Skenderajt në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve do të vazhdojnë me dinamikë të shtuar. “Objektivi ynë i madh dhe i vetëm është mirëqenia e qytetarëve dhe kjo arrihet duke u ofruar qytetarëve të Skenderajt kushte për jetë më të mirë, këtë gjë po e bëjmë edhe në Runik”, tha nënkryetari Nura. Projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve në fshatrat e Komunës së Skenderajt po shkojnë drejt përfundimit, për të vazhduar me projekte të reja kryesisht në kanalizime fekale dhe rrjet të ujësjellësve që do të jenë prioritete të viteve të ardhshme.

Ndërkohë në Runik, Komuna e Skenderajt po investon edhe në rrugët e lagjes Sejdiu. Investime në Runik janë bërë edhe në ujësjellësin e fshatit, në kanalizim e në fusha të tjera si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.

Kontrolloni gjithashtu

Retkoceri: Komuna e Prishtinës kundëligjshëm po i kërcënon qytetarët me përmbarim për faturat e mbeturinave

Përplasjet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” për pagesat e mbeturinave po zgjasin prej …