BIK

BIK: Dënojmë sulmin terrorist, ngushëllojmë familjarët e viktimave, të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë

Në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, lidhur me sulmin terrorist në Manchester të Anglisë thuhet: Akti i sotëm në Manchester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që  nuk ia duan të mirën e njerëzimit. Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta –  atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit.  Me këtë rast  ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Ndërsa, me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar  bashkëndiejmë dhimbjen dhe  njëkohësisht shprehim mbështetjen  tonë që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …