Fillon ndërtimi i rrugëve në lagjen Hoti në Morinë të Skenderajt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar fshatin Morinë të Skenderajt me qëllim të inspektimit të punimeve në rrugët e lagjes Hoti të këtij fshati.

Realizimi i projektit të ndërtimit të rrugëve të lagjeve në fshatin Morinë ka filluar dhe do të përfshijë të gjitha rrugët e lagjeve Hoti dhe Mëziu. Derisa në rrugët e lagjes Hoti tashmë ka filluar puna, në lagjen Mëziu punimet do të nisin brenda 2-3 ditësh.

Nënkryetari Nura në lidhje me projektet që po realizonhen në Morinë tha se Komuna e Skenderajt përveç në rrugët e lagjeve, në Morinë do të investojë edhe në renovimin e objektit të shkollës së fshatit, projekt ky që do të nisë shumë shpejt, si dhe në projektin e tubit kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …