Sot, definitivisht u refuzua kërkesa për sikur thuhej, mbrojtjen e ligjshmërisë e ushtruar nga Prokuroria Speciale e vendit. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”. Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast. Avokati, Florin Vërtopi tha për Kosovapress se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme. “Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së”, tha Vërtopi. Në rastin Kleçka, që ka zgjatur më shumë se gjashtë vjet ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj. Të gjithë këta ishin akuzuar për gjoja krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë, gjatë luftës së UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …