Edhe pse mbeti jashtë listës për deputet, Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të mbetet në partinë e tij në LDK. Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se vendimi që ai të mbetet jashtë kësaj liste, është i disa individëve, të cilët gjenden në strukturat e larta udhëheqëse të partisë, të cilët e duan kokën e tij, pasi që i frikësohen ngritjes së tij politike. Ky është një vendim për mendimin tim, që është bërë nga individë të caktuar brenda përbrenda partisë. Të cilët për fat të keq tani gjinden në strukturat udhëheqëse të larta të partisë, si në nivel dege time atje në Besianë, ashtu dhe në nivel të Kryesisë qendrore. Mendoj që me këtë veprim, më shumë ka humbur LDK-në, se sa që kam humbur unë si individ, për arsye se i gjithë opinioni publik e di që ngritja ime në karrierë, ngitja ime profesionale nuk lidhet me subjektin politik. Ata kanë kërkuar njëfarë forme kokën time, për shkak të disa inateve personale, ose për shkak të frikës eventualisht të ndonjë ngritjeje time në kuptimin politik …
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …