Serbët e mbrojnë tezën se populli shqiptar nuk ka prejardhje ilire as nuk është autokton në trojet ku jeton sot por rrjedh nga një bandë çobanësh të ardhur në Ballkan nga asgjëkundi. Përveç blegtorisë kryesisht të përbërë nga dhitë, shqiptarët merren edhe sot e kësaj ditë me tregti. Kjo tregti bazohet në shitjen e vajzave dhe motrave të tyre kundër pagesës me prodhime të bujqësisë vendore siç është groshi apo fasulja. Pra, groshi apo fasulja në një shoqëri të imagjinuar nga serbët shërben edhe si monedhë “kombëtare”.
Për të mbrojtur argumentet e tyre, Akademia e Skencave e Serbisë, me dekada të tëra, ka përgatitur disa plane makiavelike afatgjate kundër shqiptarëve, dy nga të cilat plane po i nënvizoj këtu. :
Plani i parë është një vizatim i cili paraqet kokën e dhisë mbi kokën e heroit kombëtar shqiptar. Përmes kontakteve me pseudo intelektualë, me pseudo politikanë dhe me njerëz të shitur, serbët kanë arritur ta fusin kokën e dhisë në stemën kombëtare shqiptare dhe në foltoren e parlamentit të Shqipërisë!
Nuk është vështirë të përfytyrohet fakti se Skënderbeu nuk e ka bartur kokën e dhisë së ngordhur në kokë 24 orë në ditë, gjatë gjithë jetës së tij. Me siguri duhet të ketë pasur momente (përveç atyre të gjumit, kur është larë…) kur koka e dhisë nuk ka zënë vend MBI kokën e tij. Fatmirësisht, ka piktura të realizuara nga personalitete të ndryshme botërore ku Skënderbeu paraqitet pa kokë dhie. Pse të mos nënvizohen ato momente në piktura, në skulptura, në përshkrime…kur bëhet fjalë për heroin tonë kombëtar?
Tani, po të ishte Shqipëria shitëse masive e djathit të dhisë në tërë botën, nga e cila tregti do të varej ekonomia kombëtare, koka e dhisë e cila vihet më lartë se koka e heroit (edhe pse figurë me formë pak a shumë diabolike) do ta kishte së paku një arsye të figuronte aty ku figuron sot e kësaj dite.
Në këtë rast, serbët nuk do ta paraqisnin kokën e dhisë në çdo dokumentar, në çdo film, në çdo artikull e kudo tjetër ku flitet për shqiptarët, siç bëjnë tani!
Plani i dytë makiaveik serb për të argumentuar se shqiptarët nuk kanë prejardhje nga një perandori dhe se nuk kanë traditë organizimi shoqëror është një libërth sharllatan. Një përbledhje me “folklor” apo përralla të kodifikuara si “zakone” është e kurdisur, sajuar e përpunuar mu në të njëjtin vend ku është gatuar edhe ajo logoja e dhi.. e cila u përmend më lart.
Ky plani i dytë makiavelik i Akademisë Serbe të Shkencave me seli në Beograd e ka emrin e kodit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Neni i 19-të i këtij libërthi prej 106 faqesh, përfshirë parathënien, parashikon se gruaja apo femra shqiptare kushton 1500 grosh, do të thotë rrafsh 1500 kokrra fasule! Nuk është vështirë të gjendet, vetëm me pak kërkime, fakti se fjala “zakon” është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet “ligj”.
Keqbërësit tanë edhe sot e kësaj dite, e vënë më lart fjalën “zakon”, se fjalën “ligj”! Tani bëhen dy pyetje: Ata çobanët të cilët flasin në një foltore ku koka e dhisë paraqitet si lopa e shenjtë në Indi dhe fillojnë fjalimin me BE!!, a janë aty për të bërë ligje apo zakone? Blegërima e dhisë “BE!!” në foltoren e parlament të stolisur me kokën e dhisë a e ka kuptimin “Bashkimi Evropian” apo është nuk ka kuptim fare?
Ja fragment se si e shohin qeverinë e kokës së dhisë akademikët serbë kur tallen me neve si popull: Njëfarë entiteti me tri ministri. Ato janë: Ministria e blegtorisë me dhi; Ministria e tregtisë me gra dhe Ministria e bujqësisë me fasule apo grosh.
Mos e harroni faktin e potencuar më lart: Fasulja apo groshi përdoret edhe si monedhë kombëtare në Kanun. (Në një shoqëri e cila ka ekzistuar vetëm në imagjinatën e qëllim këqijve).
Do të doja të dija se sa grosh (apo kokrra fasule) do të kushtonte që të çrrënjoset një herë e përgjithmonë koka e dhisë dhe “zakoniku” nga dekori i pasardhësve të perandorisë ilire?
Është e mundur që ekonomistët të argumentojnë se zhdukja e këtyre dy gjërave nuk do të kushtonte asgjë por, në të kundërtën, do te ishte… FITIMPRURËSE!
(Autorja është, ekonomiste)