Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”, sot u mbajt akademi përkujtimore për shënimin e 19-vjetrotit të rënies heroike të dëshmorit Sakip Bellaqa nga fshati Potoqan i Epërm i Komunës së Rahovecit, në akademi përkujtimore u tha se rënia e dëshmoreve u bë udhërrëfyes për lirinë të cilën ne po e gëzojmë sot. Një fjalë rasti në akademi mbajti edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit i cili ka thënë se është një ditë e veçantë për neve që jemi sot këtu dhe për të gjithë qytetarët e Komunës sonë, sepse sot ne po e përkujtojmë dëshmorët, heronjtë e këtij vendi të kësaj toke, të cilët me gjakun e tyre me trupin e tyre na e sollën lirinë. Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec në fjalën e tij të mbajtur ka potencuar se rënia e Dëshmorit Sakip Bellaqa dhe rënia e Dëshmorëve tjera, u bënë udhërrëfyes për lirinë të cilën ne sot e kemi. Në fund të akademisë u shfaq filmi dokumentar mbi jetën dhe veprën e dëshmorit Sakip Bellaqa me titullin “Lulëkuqet e Majit”.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …