Limaj: Kemi programin që plotëson nevojat e qytetarëve

Fatmir Limaj thotë se NISMA ka vendosur që në Kosovë të mos ketë asnjë familje pa një të punësuar

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një takim para qytetarëve të komunës së Malishevës, ka shpalosur programin e partisë së tij. Edhe në këtë takim, Limaj deklaroi se prioritet i partisë së tij në qeverisje të vendit së bashku me PDK-në dhe AAK-në, parti këto me të cilat është në koalicion parazgjedhor, është punësimi i qytetarëve të vendit.“NISMA për Kosovën ka vendosur që më në Kosovë nuk do të ketë familje pa të punësuar. Janë disa qindra familje në Malishevë që se kanë asnjë punësuar, ata do të kenë përparësi. Pra ne së pari do të bëjmë punësimin e 25 mijë njerëzve, nga 25 mijë familje që nuk kanë asnjë të punësuar”, deklaruar Limaj para qytetarëve të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …