Sot në mëngjes autoritetet e Beogradit kanë shembur një xhami, për të cilën thuhet se nuk kishte leje ndërtimi. Xhamia e shembur ishte në komunën e Zemunit. Komuna thotë se Bashkësia Islame, si investitor, ka ndërtuar pa leje duke injoruar vendimin e Inspeksionit Ndërtimor, por kjo komunë nuk ka sqaruar se kishte apo jo leje ndërtimi Kisha ortodokse dhe më shumë se 500 ndërtime të tjera pa leje në atë lokalitet. Aksioni për rrënimin e këtij objekti fetar islam në Beograd, ishte shtyrë për shkak të tubimit të një numri të madh të qytetarëve. Shembja e këtij objekti ishte paraparë të kryhej sot kur edhe fillon muaji i Ramazanit për besimtarët islamë, të cilët Serbia i ka diskriminuar dhe vazhdon t’i diskriminojë. Vetëm ne Beograd në të kaluarën kanë qenë 274 xhami, ndërsa në territorin e Pashallëkut të Beogradit deri në fillim të shekullit 20 kishte më shumë se 3400 xhami, teqe, mesxhide e objekte të tjera islame.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …