Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar ndaj transmetimit të një sondazhi për zgjedhje në RTK. “Televizioni i Kosovës dëshmoi se është uzurpuar totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie. Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroje ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit. Si Kryeministër i vendit dhe si kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor”, ka shkruar Mustafa.
