Vazhdon përmbushja e premtimeve të Kryetarit Ilazi

Instituti GAP, përmes analizës dhe hulumtimeve, vazhdimisht është duke përcjellur premtimet e realizuara të Kryetarëve të Komunave të Kosovës. Në këtë analizë po ashtu janë përfshirë edhe fusha të tjera të hulumtimeve si rritja e buxhetit komunal ndër vite, investimet kapitale etj. Pjesë e këtij hulumtimi është edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ku sipas të dhënave ai ka përmbushur të gjitha premtimet parazgjedhore, disa janë në proces të punimeve, kurse një pjesë e vogël sapo kanë filluar të realizohen, ndërsa nuk ka mbetur asnjë premtim i pa prekur deri më tani.

Po ashtu rritja e buxhetit ndër vite ka shënuar progres të madh e gjithashtu edhe investimet kapitale. Të gjitha këto të dhëna janë deri në fund të vitit 2016, pa përfshirë investimet dhe projektet e vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …